Tahiri: Për 18 muaj nën Qeverisjen Haradinaj jetësuam reforma që janë fakte, e jo fjalë e premtime

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në Facebook se për 18 muaj nën Qeverisjen Haradinaj janë arritur që të jetësohen shumë reforma që sipas tij sot janë fakte e jo fjalë e premtime.

Tahiri ka shkruar se këto janë realizuar si pasojë e angazhimit të tij profesional që nga viti 2012.

Postimi i Tahirit i plotë:

Në angazhimin profesional nga viti 2012 për shtatë vjet rresht, në sferën ndërkombëtare me organizata siç është Instituti Demokratik Amerikan (NDI), Chemonics International e shumë organizata tjera, kam pasur mundësinë që të jetësojë pikëpamjet e mia për qeverisjen lokale si ekspert i shtetit të Kosovës në, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi.

Në kuadër të angazhimit në cilësinë e këshilltarit të lartë të NDI Amerikan për Jordani, kam pasur rastin të punoj me, institucione dhe partnerët ndërkombëtarë duke përfshirë Oborrin Mbretëror, kryeparlamentarë, Ministra deputetë lidhur me procesin e Decentralizimit dhe reformat strukturore në qeveri. Veç kësaj, kam ofruar edhe rekomandime për hapat e mëtejmë që duhet ndjekur në këto fusha sektoriale.

Me vjen mirë që edhe në vendin tonë, për 18 muaj jetësuam nën Qeverisjen Haradinaj edhe shumë reforma që sot janë fakte e jo fjalë e premtime.

Në angazhimin profesional nga viti 2012 për shtatë vjet rresht, në sferën ndërkombëtare me organizata siç është…

Gepostet von Besnik Tahiri am Dienstag, 24. September 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme