Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedime me Serbin, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.
Ajo ka thënë se INTERPOL-i dështoi duke lënë triumfin e politikës së krimit të sponsorizuar nga Serbia.
Ajo po ashtu ka thënë se Kosova do të bëhet anëtare e Interpolit, por që sipas saj, kërkon ndryshime në bërjen e politikave nga diplomacia e Kosovës.
“INTERPOLI dështoi duke lënë triumfin e politikës së krimit të sponsorizuar nga Serbia. Ajo pengoi anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe dobësoi stabilitetin në Ballkan. Kosova do të bëhet anëtare e Interpolit, por kërkon ndryshime në bërjen e politikave nga diplomacia e Kosovës”, ka shkruar ajo.