Tahiri: Prishtinës i dhamë Ligjin, Kosovës po i japim presidentin

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Besnik Tahiri nga AAK-ja tha se kjo parti i dha Prishtinës Ligjin, ndërsa Kosovës do t’i jap presidentin.

“Takim me strukturat e Degës së Aleancës në Prishtinë, të unifikuar dhe kurrë më të fortë me kandidatura për deputetë të profileve të larta, si në nivel politik, ashtu edhe në atë profesional si dhe me aderimet e reja që na nderuan në këtë garë”, ka shkruar Tahiri në facebook.

“Kjo përkrahje vjen si rezultat i punës dhe mbështetjes së madhe të Kryeministrit Haradinaj për Prishtinën dhe vendimet e tij për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, e po ashtu punës së vazhdueshme të Degës së AAK-së në Prishtinë. Me Aleancën qëndrojmë dhe vazhdojmë për shtet me dinjitet dhe prosperitet”, tha tutje ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme