Tahiri: Prizreni është dëshmia se si njerëzit e vendit u bënë bashk për t’i mbrojtur tokat nga coptimi

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri, për takimin e mbajtur në Prizren, është shprehur se ky vend është dëshmia më e mirë se si njerëzit e vendit u bënë bashk për t’i mbrojtur tokat nga coptimi.

Ndër të tjera ai tha se kryeministri Haradinaj I hoqi rrethimin Prizrenit që i ishte vendosur nga padia e “Infrakos”-it.

Ky është postimi i plotë:

Prizreni është dëshmia se si njerëzit e vendit u bënë bashk për t’i mbrojtur tokat nga coptimi. Tash, 141 vite pas, sërish Kosovës i duhet një bashkim për 100% Kosovë.

Kryeministri Haradinaj i hoqi rrethimin Prizrenit që i ishte vendosur nga padia e “Infrakos”-it. Pa inate, u dha zgjidhje e mbështetje secilës kërkesë.

Prizrenit e Kosovës i kemi transformuar mbështejen e lirisë në rrugëtim për zhvillim. Parku Inovativ Gjerman, është dëshmi e seriozitetit për zhvillim dhe partneritetit.

Image may contain: 2 people, wedding, suit and indoor
Image may contain: 3 people, people standing and suit
Image may contain: 8 people, including Besnik Tahiri, people standing, suit, wedding and indoor
Image may contain: 1 person, crowd and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme