Janë prezantuar sot gjetjet e “Rishikimit Funksional të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, projekt i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Në këtë prezantim. koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se ky proces ka qenë serioz dhe gjithëpërfshirës, nga i cili kanë dalë disa rekomandime për Qeverinë, raporton Ekonomia Online.
Ai ka shtuar se synojnë që reforma në administratë e arsim të jetë funksionale.
“I gjithë procesi shihet se ka qenë serioz, gjithëpërfshirës dhe në këtë dokument kemi disa rekomandime që janë të rëndësishme për Qeverinë e Kosovës. Ky rishikim funksional, kjo mbështetje e GIZ-it dhe BE-së është 100% në vijë me synimet e Qeverisë për reformat në administratë publike. Reforma shtetërore në administratë e reforma në arsim nuk ka opozitë, qeveri dhe janë një synim për ta bërë një reformë, administritim më funksional”.
Disa nga rekomandimet kryesore që ka nxjerr raporti: Themelimi i departamentit të politikave parauniversitare, forcimi i departamentit për zhvillimin e politikave zhvillimore për Integrim Evropian, programi i zhvillimit të kapaciteteve brenda MAShT-it, koordinimi i donatorëve, roli i zëvendësministrave, etj.