Tahiri: Serbia s’vendos për Kosovën, betimi i prokurorëve e gjyqtarëve së shpejti

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 15:06 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja “Fol” ka organizuar bashkëbisedim me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. Tahiri ka folur rreth reformave ligjore në luftën kundër korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka folur për mos betimin e 42 gjyqtarëve dhe 14 prokurorëve serbë që do të punojnë në veri të vendit.

Ai tha ka pranuar se mos shkuarja e prokurorëve e gjykatësve tek presidentit Hashim Thaçi për betimi është argjend e shtetit serb, por sipas tij, Serbia nuk mundet me vendos për Kosovën.

“Shtetin e Serbisë nuk mundet me caktuar se çka bone Kosova. Ata kanë aplikuar në përputhje me ligjet e Kosovës në fuqi. Komunat e Mitrovicës se veriut do të kenë gjykatës.

Tahiri u shpreh i bindur se shumë shpejt do të ndodh betimi i prokurorëve e gjykatësve, duke shtuar se emblema e Kosovës nuk u ka penguar atyre, e tash në betim po iu pengon.

“Serbëve deri tash nuk iu ka pengu emblema e Kosovës, e tash në betim po i pengon. Kjo është agjendë e shtetit serb. Marrëveshja do të zbatohet pasi betimi është formalitet dhe se stafi civil administrativ tashmë janë rekrutuar”, ka sqaruar ai.

Pa praninë e medieve, presidenti Hashim Thaçi ka ftuar gjyqtarët serbë për ta bërë betimin si gjyqtarët e prokurorët për rajonin e Mitrovicës.

Por ata nuk kishin shkuar, kjo sipas njoftimit të presidencës ngase janë penguar nga Beogradi, por Presidenca për këtë fajëson dhe Bashkimin Evropian.

“Sot, dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë, nuk ndodhi për shkakun që kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, nuk erdhën për dekretim. Ata nuk erdhën ngaqë u penguan nga Republika e Serbisë, me qëllimin e vetëm që të mos lejojë integrimin e tyre në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës”.

“Njëkohësisht, veprimi i sotëm i pengimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë që të vinë sot për dekretim tek Presidenti, është edhe një dështim dhe paaftësi tjetër e BE-së si ndërmjetësuese në këtë proces të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi”.

Gjatë ditës mediet kanë raportuar se gjykatësit serbë do ta bëjnë “betimin neutral”, ku nuk do të ketë tekst të njëjtë me betimin që e bëjnë gjykatësit shqiptarë të Kosovës.

Siç shkruan “Kossev”, në asnjë marrëveshje nuk do të vendoset stema e Kosovës dhe emërtimi Republikë.

Sot është edhe afati i fundit kur Gjykata dhe Prokuroria Themelore duhet ta nisin punën, sipas marrëveshjes së dakorduar në Bruksel.

Tahiri: Banditët nuk do të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës 

Ministri i Drejtësisë, tha se prioritet i tij do të jetë miratimi i legjislacionit që mundëson luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.

“E para është angazhimi im në një gjyqësor të pavarur e angazhimi im i parë ka qenë si anëtarë i qeverisë është që të rrisim buxhetin e KPK-së dhe KGJK-së. MD ka një numër të madh të projektligjeve ku kërkohet prodhim i politikave të reja që ndihmojnë në fuqizimin e sundimit të ligjit. Por në Kosovë nuk ka ndodhur ende rishikim i sundimit të drejtësisë, i cili ka nevojë për krijimin e një grupi të gjerë “, ka thënë Tahiri.

Për ligjin Anti-mafia ai ka thënë se në Kosovë të gjitha ato elemente që përmban ky ligj.

“Të gjitha do të përfshihen në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. Jam në konsultim me ambasadën e ShBA dhe Komisioni Evropian”.

Ai ka thënë se banditët nuk mund të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës.

Të ngjashme