Tahiri shpalosë projektin e Shtëpisë së të moshuarve: Të moshuarit tonë e meritojnë kujdesin maksimal

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri gjatë mbrëmjes të së mërkurës ka shpalosur projektin e Shtëpisë së të moshuar duke theksuar se Komuna e Vushtrrisë bashkë me humanistin e madh, Halil Kastrati dhe “Jetimat e Ballkanit” i kanë bashkuar forcën dhe kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e shtëpisë për qëndrim ditor për të moshuar në Vushtrri.

Tahiri më tutje ka thënë se ky objekt do të ndërtohet në një ambient të bukur pranë lumit Sitnica, ku do të ketë kujdes shëndetësor për të moshuar, park me hapësirë për shëtitje pranë lumit dhe kuzhinë popullore për të gjithë personat në nevojë.

“Ndërtimi i shtëpisë për qëndrim ditor për të moshuarit është një nga projektet që i kam shumë për zemër e për të cilin jam angazhuar maksimalisht. Të moshuarit tonë e meritojnë kujdesin maksimal” ka thënë Tahiri përmes video mesazhit.

https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1807473069449898

Të ngjashme