Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri në një postim në Facebook ka dhënë disa fakte rreth taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe.
“Sot, më 26 tetor 2019, janë bërë 311 ditë prej hyrjes në fuqi të taksës 100%. Kjo humbje tash është edhe më madhe”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Fakte rreth Takses 100%!
Me 6 nëntor 2018, Qeveria e Kosovës ka marr vendim për vendosjen e masës 10% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Me 21 nëntor 2018
Qeveria e Kosovës merr vendim për vendosjen e masës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Efekti i importit të produkteve nga Serbia:
– Nëntor 2017 – Mars 2018 = 181.8 milionë euro
– Nëntor 2018 – Mars 2019 = 22.4 milionë euro
Dallimi: 159.4 milionë euro (88%)
Efekti i importit të produkteve nga BiH:
– Nëntor 2017 – Mars 2018 = 28.4 milionë euro
– Nëntor 2018 – Mars 2019 = 4.7 milionë euro
Dallimi: 23.7 milionë euro (83%)
Burimi: GAP/Dogana e Kosovës
Rasim Ljajiq, Ministër i Tregtisë në Qeverinë e Serbisë tha: “Taksa 100% po na shkakton 1 milion euro humbje në ditë”.
Sot, më 26 tetor 2019, janë bërë 311 ditë prej hyrjes në fuqi të taksës 100%. Kjo humbje tash është edhe më madhe.