Tahiri takohet me Hamzën, diskutojnë për Ligjin për Qeverinë

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri është takuar me ministrin e Financave, Bedri Hamza.

Në takim ata kanë biseduar për Ligjin për Qeverinë dhe reformat në fushën e inspektimeve.

Tahiri përmes një postimi në facebook ka thënë se me ministrin Hamza janë dakorduar që bashkërisht këto reforma t’i shtyjnë përpara.

Postimi i plotë:

Pata nderin të takoj Ministrin Bedri Hamza, me të cilin diskutova dy tema kryesore: Ligjin për Qeverinë dhe reformat në fushën e inspektimeve. Me Ministrin Hamza u dakorduam që bashkërisht këto reforma ti shtyjmë përpara dhe se këto dy ligje e komplementojnë qëndrueshëm reformën në administratën e shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme