Tahiri thirrje deputetëve të VV-së: Votojeni Trustin! Për interesa të kujt po punoni?

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që ta votojnë nismën për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit nga qytetarët.

“Për interesa të kujt po punoni? Votojeni Trusti-in”, ka shkruar Tahiri në Facebook, duke shtuar se “51 përqindëshi i para dy viteve po shkelë vullnetin e 99 për qind të qytetarëve. Turp”.

“Mjetet e Trustit janë para së gjithash mjete të qytetarëve. Qeveria ka më shumë rol kujdestarues për to. Mohimi i qasjes dhe shfrytëzimit të një përqindje nga vet kontributdhënësit, është qasje nënshtruese në emêr të barazisë dhe sigurisë sociale”.

Ai ka shtuar se “kjo qeveri as pas dy vitesh nuk po arrin ta kuptoj se e vetmja rrugëdalje nga varfëria është zhvillimi ekonomik dhe njerëzor”.

“Pse mos të lihet një periudhë 1 mujore për ata që duan ta tërheqin një pjesë të kontributit të tyre. Do ta kuptonit që 99 për qind e qytetarëve do ta shfrytëzonte atë mundësi”.

“Por ju e keni ndarë mendjen, dhe po ushtroni një dhunë të dyfishtë mbi njerëz. Po mohoni mjetet si dhe po dhunoni vullnetin e lirë. Krejt kjo në emër të asaj se ju po shihni dhe po dini se çfarë na pret pas 10, 15, 20 viteve, përderisa as sot e kësaj dite, nuk jeni të aftë ta definoni as vlerën e një koeficenti të pagës”.

Të ngjashme