Tahiri: Vushtrria zhvillohet me program, projektet tona sjellin punësim e zhvillim

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri në vazhdën e takimeve të shumta po merr mbështetje të madhe nga qytetarët vushtrrias.

Ai sot ka shkrua se mbështetja dhe energjia që po merr nga qytetarët është duke e motivuar të vazhdojë me projekte e punë për të gjithë qytetarët pa dallim. “Vushtrria zhvillohet me projekte e program, projektet tona sjellin punësim e zhvillim për Vushtrrinë.Vazhdojmë bashkë për qytetin që e duam!” ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Mbështetja dhe energjia që po marrim nga qytetarët më motivon të vazhdojmë me projekte e punë për të gjithë qytetarët pa dallim. Vushtrria zhvillohet me projekte e program, projektet tona sjellin punësim e zhvillim për Vushtrrinë. Vazhdojmë bashkë për qytetin që e duam! #Vushtrri #election #4×4

Të ngjashme