Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mëngjesin e së enjtes ka vizituar Komunën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, nuk ka dalë që ta pres atë të hyrja e objektit të komunës, por e ka pritur atë në korridorin e komunës që çon për tek zyra e tij.
Kurti është i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Kurti dhe Ahmeti pas takimit, pritet të prononcohen edhe për medie.
Ky takim vjen pas një kohe të gjatë ndërmjet tyre, derisa po mbahet në objektin e Komunës së Prishtinës.