Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar këtë pasdite me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
Për takimin mes tyre bëri të ditur vet ambasadori britanik, i cili tha se mezi prisnin të bashkëpunonin për të përmirësuar tutje partneritetin mes të dy qeverive, njofton Klan Kosova.
”Shumë i kënaqur që u takova me Kryeministrin Albin Kurti këtë pasdite. Ne mezi prisnim të punojmë së bashku në përparësitë e përbashkëta të dy qeverive tona dhe të përmirësojmë më tej partneritetin e Mbretërisë së Bashkuar-Kosovë”.