Takohen Presidentet Röpke dhe Shahini

Prishtinë | 19 Tet 2023 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Z.Oliver Röpke Presidenti i Këshillit Ekonomik Social për EU u takua me Presidentin z.Agim Shahini të AKB-ës në kuadër të Forumit të 9të Ekonomiko Social të Ballkanit Perëndimor me shoqërin civile në Selanik të Greqisë që ka filluar sot dhe do të përfundoj nesër me rekomandime për reforma në 7 shtetet në Ballkanin Perëndimor.
Z.Agim Shahini Kryetar i AKB-ës tha se gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovë është solide por rëndësia e funksionalizimit të KES në Kosovë është i nevojëshme sa më parë.
Në fund të takimit në emër të AKB-së e kemi ftuar për një vizitë në Kosovë presidentin z.Röpke të cilen e ka pranuar pozitivisht ftesën nga z.Shahini.

Të ngjashme