Talat Xhaferi: Jam oficer, nuk di të tërhiqem mbrapa

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 14:38 | Nga

Gjatë takimit që ka zhvilluar sot Zëvendësi-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee me kryetarin e ri të Kuvendit Talat Xhaferi, ku i fundit i ka thënë të dërguarit amerikan se: “si oficer që jam, nuk di të tërhiqem mbrapa, por do vazhdojë në rrugën time si kryetar i Kuvendit për të formuar Qeverinë e re dhe institucionet e tjetra të vendit”.

Zyrtari amerikan të dielën zhvilloi takime me drejtuesit e partive shqiptare, Ali Ahmeti – BDI, Bilall Kasami – Lëvizja Besa, Vesel Memetin në vend të Ziadin Selës, të Aleancës për Shqiptarët, i cili vazhdon të trajtohet në spital nga lëndimet e sulmeve të së enjtes në parlament dhe me Menduh Thaçin e PDSH-së. Të hënën ai do të takohet me Nikolla Gruevskin – VMRO-DPMNE dhe Zoran Zaev – LSDM si dhe me presidentin maqedonas, Gjorgje Ivanov dhe me kryetarin e ri të parlamentit, Talat Xhaferin. Po ashtu, takime me pjesëtarë të shoqërisë civile dhe me diplomatë perëndimorë janë në axhendën e z. Hoyt Yee.

Takimet pritet t’i kushtohen çështjes së formimit të qeverisë, realizimit të reformave dhe marrëdhënieve të dyanshme në mes SHBA dhe Maqedonisë, siç njofton Ambasada amerikane.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme