Talenti i Kosovës shënon golin e javës në Hungari

Prishtinë | 30 Jan 2023 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në ligën hungareze.

Kosovari shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 61 të ndeshjës, për skuadrën e tij Ujpest.

Talenti nga Malisheva me golin barazoi shifrën për 1-1, në ndeshjen e cila përfundoi në fund me rezultat 2:1 në të mirë të Ujpestit që mpooshti skuadrën Honved.

Ish talenti i Romës u transferua në Ujpest sezonin e kaluar nga Bologna.

Të ngjashme