Talibanët rreshtohen në aeroportin e Kabulit pasi e morën nën kontroll

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Talibanët morën kontrollin e plotë të aeroportit ndërkombëtar të Kabulit pasi avioni i fundit amerikan u largua nga pista e tij.

Pamjet e transmetuara në RTA treguan luftëtarët talibanë të rreshtuar në asfaltin e aeroportit të Kabulit.

Para agimit, luftëtarët talibanë të armatosur rëndë kaluan nëpër hangarë në anën ushtarake, duke kaluar disa nga shtatë helikopterët CH-46 që Departamenti i Shtetit përdori në evakuimet para se t’i bënte ato të papërdorshme, raporton AP.

Të ngjashme