Talibanët shpallin qeverinë e re për Afganistanin

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Talibanët kanë njoftuar se kanë shpallur një qeveri të re të përkohshme në Afganistan.

Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkë-themeluesin e talibanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, si zëvendës, tha një zëdhënës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re,” shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

Talibanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të Afganistanit rreth katër javë më parë.

Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ushtrues detyre i ministrit të mbrojtjes dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë.

Sarajuddin Haqqani, ministri i ri në detyrë i brendshëm, është kreu i grupit militant të njohur si “Rrjeti Haqqani”.

Të ngjashme