Talibanët vrasin 15 policë afganë

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Pesëmbëdhjetë policë u vranë të martën në një sulm në provincën Kunduz të Afganistanit.

Anëtari i Këshillit Provincial, Ghulam Rabbani Rabbani, tha se militantët talibanë e sulmuan postbllokun e tyre në qarkun Ali Abad.

Një zëdhënës i talibanëve konfirmoi po ashtu se ky grup qëndron pas sulmit.

Talibanët thuhet se kontrollojnë disa qarqe në Kunduz.

Ata gjithashtu kontrollojnë gati gjysmën e territorit të Afganistanit dhe kryejnë sulme pothuajse të përditshme kundër forcave të sigurisë.

Në fillim të shtatorit, i dërguari amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, arriti një marrëveshje paraprake me talibanët për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan, por presidenti amerikan, Donald Trump, më vonë e shpalli procesin e paqes “të vdekur”, transmeton rel.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 14 mijë trupa në Afganistan.

Të ngjashme