Të paktën 86 persona kanë vdekur pasi një traget që bartte qindra njerëz është fundosur në liqenin Victoria në Tanzani.
Zyrtarët thonë se numri i viktimave mund të jetë mbi 200.
Trageti MV Nyerere u përmbys pranë bregut midis ishujve të Ukora dhe Bugolora.
Mendohet se anija e mbingarkuar u fundos kur turmat në bord u zhvendosën në njërën anë ndërsa ankorohej, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Mediat lokale raportojnë se kapaciteti zyrtar i trageteve është 100 persona. Zyrtarët kanë konfirmuar se anija mbante më shumë se 400 pasagjerë kur u fundos.
Rreth 100 veta u shpëtuan ndërsa 37 të tjerë thuhet se janë në gjendje kritike.