Ekonomia Online
FUNDIT

Tarifa më të ulëta të energjisë elektrike për këtë vit

Tarifa më të ulëta të energjisë elektrike për këtë vit

Ulje të tarifave të energjisë elektrike për rreth 8 për qind kanë sugjeruar ekspertët e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Si rregullator i tregut energjetik, ky institucion çdo vit përcakton të hyrat maksimale për aktorët e energjisë elektrike në vend (KEDS, KESCO dhe KOSTT), e që grumbullohen përmes arkëtimit nga konsumatorët, shkruan sot Koha […]

Ulje të tarifave të energjisë elektrike për rreth 8 për qind kanë sugjeruar ekspertët e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Si rregullator i tregut energjetik, ky institucion çdo vit përcakton të hyrat maksimale për aktorët e energjisë elektrike në vend (KEDS, KESCO dhe KOSTT), e që grumbullohen përmes arkëtimit nga konsumatorët, shkruan sot Koha Ditore.

Me çmimet aktuale të energjisë, sipas raportit konsultativ të nxjerrë nga ZRRE-ja, do të arkëtoheshin rreth 10 milionë euro më tepër sesa shpenzimet e KEDS-it, KESCO-s dhe KOSTT-it. Me këtë arsyetim, ky institucion ka rekomanduar ulje të çmimit, në mënyrë që kjo tepricë të hiqet nga faturat e konsumatorëve.

Në raportin e ZRRE-së janë renditur arsyet e propozimit të uljes së tarifave, ku më kryesorja përmendet heqja e kostos së energjisë së pa faturuar për furnizim në veriun e Kosovës. Në nëntor të vitit të kaluar, ZRRE-ja ka udhëzuar KEDS-in, KOSTT-in dhe KESCO-n që koston e furnizimit me energji elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës të mos e mbulojnë përmes tarifave përfundimtare…

Të ngjashme