Qeveria e Kosovës ka reaguar menjëherë pas propozimit të djeshëm të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritje të tarifave të rrymës elektrike. Ekzekutivi ka bërë me dije se do t’i japë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset. Por, njoftimi i Qeverisë ka ngjallur kritika të shumta pasi u mor vesh se qytetarëve që shpenzojnë mbi 600 kWh në muaj mund t’u shtrenjtësohet fatura ndoshta dyfish nga shkurti.
Qeveria e Kosovës ka zotuar të martën 75 milionë euro si ndihmë për qytetarët dhe bizneset për t’i përballuar çmimet e reja të energjisë elektrike.
Por, një lajm i keq nga qeveria erdhi për ata që e kanë të vetmen mënyrë të ngrohjes energjinë elektrike dhe që shpenzojnë më shumë se 600 kWh në mauj, ndërsa ata që janë nën këtë limit do të paguajnë siç kanë bërë deri tash, shkruan Express.
“Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kËh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kËh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.
Sipas propozimit të ZRRE’së, tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj do të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, derisa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kËh rrymë në muaj, do të përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.
Kur do të fillojnë të aplikohen këto tarifa?
Sipas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, tarifat e reja të energjisë elektrike, nëse miratohen, do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti.
Këto tarifa do të jenë të aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023.
“Në një proces të ndarë të shqyrtimit të jashtëzakonshëm, të publikuar në ueb-faqen e ZRRE-së krahas këtij raporti, ZRRE ka vlerësuar se të Hyrat Maksimale të Lejuara që mbulojnë kostot e arsyeshme të shërbimit me energji elektrike janë €446.7 milionë. Kjo pjesë e raportit konsultativ ofron propozimin e ZRRE-së për nivelin e tarifave të energjisë elektirke që do të jenë të aplikueshme për periudhën 1 shkurt 2022-31 mars 2023 për të mbluar nivelin e kostove të arsyeshme…”, thuhet në raport.
Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE’së kanë afat që ta bëjnë këtë deri më 28 janar, në orën 18:00.
“ZRRE-ja u ofron kompanive të rregulluara dhe konsumatorëve mundësinë që të shqyrtojnë dëshmitë dhe pikëpamjet e paraqitura në këtë raport konsultativ, me të cilat ata mund të mos pajtohen, dhe të komentojnë ato duke korrigjuar një gabim faktik, duke paraqitur kundër argumente ose duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE-ja mund të mos i ketë marrë parasysh. Palët që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre për qëndrimin e ZRRE-së ftohen t’i dorëzojnë komentet e tyre me shkrim në adresën [email protected] jo më vonë se 28 janar 2022, deri në ora 18:00h”, thuhet në raport.
Sa do të paguajnë konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh në muaj?
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka deklaruar se 69 përqind e konsumatorëve nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën 600 kWh. Ai thotë se edhe ata që e kalojnë, për 600 kWh të parë paguajnë më lire.
Buzhala ka shkruar në Facebook se kati 80 përqind e konsumatorëve nuk e kalojnë shifrën e 600 kWh gjatë muajve të verës.
“Janë 69 për qind e konsumatorëve që nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kËh. Gati 80 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë shifër gjatë muajve të verës. Ndërsa, edhe ata që e kalojnë për 600 kËh të parë paguajnë më lirë, pra njëjtë për këtë pjesë shpenzimit”, ka shkruar Buzhala.
Opozita kundër rritjes së çmimit të energjisë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dal kundër propozimit për rritje të energjisë elektrike.
Besian Mustafa i LDK-së ka thënë se mungesa e profesionalizmit, përgjegjësisë dhe vullnetit për punë e Qeverisë do të rëndojë kuletën e qytetarit, duke rritur çmimin e faturës së energjisë elektrike për 42 për qind.
Sipas tij, Qeveria ka qenë e njoftuar qysh në pranverën e vitit të kaluar për rritjen e çmimeve të energjisë, si dhe hapat që duhet të merren.
“Qeveria zgjodhi populizmin e linçimin në kohë zgjedhjesh lokale për të fituar ndonjë votë. Paaftësia e Qeverisë për të menaxhuar me furnizimin me energji elektrike i ka kushtuar qytetarit të Kosovës 20 milionë euro të ndara për KOSTT-in, 20 milionë euro për importin e energjisë, dhe 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë”, ka thënë Mustafa, në një konferencë për media.
Mustafa ka përmendur edhe refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan.
“Qeveria ka refuzuar një grant 200 milionë dollarë nga MCC-ja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për termocentralin me gaz që do të shërbente për prodhimin më të lartë të energjisë elektrike dhe çmime me të ulëta në tregun vendor”, ka thënë Mustafa.
Tutje, Mustafa ka thënë se shtrenjtimi i energjisë dëmton edhe prodhimin vendor.
Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka dal kundër këtij propozimi.
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci se janë bërë realitet paralajmërimet e PDK-së ndaj Qeverisë për të ndërmarrë hapa adekuate për zgjidhjen e problemeve me kohë sa i përket energjisë elektrike.
“Paralajmërimet tona të shumta ndaj Qeverisë për të ndërmarrë hapa adekuat për zgjidhjen e problemeve me kohë, në mënyrë që edhe të ketë furnizim të sigurt me energji, edhe të mos ketë ngritje të çmimeve sot janë bërë realitet dhe masat e propozuara nuk përkojnë aspak me gjendjen ekonomike të familjeve kosovare”, ka thënë Stavileci.
Sipas tij, propozimi për rritjen e tarifave pas një periudhe të rëndë ekonomike si pasojë e pandemisë, është njëra nga goditjet më të ashpra që po u bëhet qytetarëve të Kosovës.
“Kjo rritje do të rëndojë mirëqenien e sociale qytetarëve në kohën kur edhe ashtu të gjitha çmimet e produkteve primare të konsumit dhe kjo rritje do të vazhdojë me efekte edhe më të mëdha. Për më keq kjo rritje mund të adresojë nevoja për koston e sistemit për periudha para nesh. Sot rrjeti ynë i transmisionit, KOSTT si shtylla kryesore e sigurisë së furnizimit është para kolapsit financiar”, ka thënë Stavileci.
Stavileci duke thënë se pak më shumë se një dekade shtet, Qeveria po instalon pabarazi dhe diskriminim dhe me vetëdije të plotë po e kthen vendin tek subvencionimi i tarifave dhe te reduktimet, ka theksuar se është tërësisht e padrejtë dhe thellësisht diskriminuese që 30% e konsumatorëve të bartin koston shpenzimit të 70% të konsumatorëve të tjerë.
Reagimet pas njoftimit të Qeverisë
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka quajtur veprim të ngutshëm miratimin e propozimit të ZRRE’së nga Qeveria, për rritje të çmimit për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kËh energji.
Sipas BSPK’së, këtij propozimi është dashur t’i kushtohet kohë dhe analizë profesionale para miratimit.
Tutje, thuhet se kjo mund të sjellë përkeqësim dhe rëndim të situatës ekonomike e sociale të qytetarëve.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës i drejtohet partnerit të saj social – Qeverisë se ka bërë veprim të ngutshëm me miratimin e propozimit të këtillë, të propozimit të cilit është dashur t’i kushtohet kohë dhe t’i nënshtrohet analizës profesionale para se të miratohet.
Besojmë se Qeveria është e vetëdijshme se miratimi i sotëm do të sjellë deri te përkeqësimi dhe rëndimi i mëtejshëm i situatës ekonomike e sociale të qytetarit”, thuhet në reagimin e BSPK’së.
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se paralajmërimi për rritjen e çmimit të rrymës është paralajmërim për protesta.
Sipas Molliqajt çmimi i rrymës në Kosovë është më i lirë për shkak se “ne e paguajmë pjesën tjetër me shëndetin tonë”.
“Rikthimi i sistemit të blloktarifave godet direkt shumicën e konsumatorëve. Kjo rritje parashihet të ndodhë për të gjithë konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600KhË. Rritja e çmimit do të jetë ndërmjet 80% – 100%. Në shoqërinë tonë ngrohja me rrymë ka shumë pak alternativa, shtrenjtimi i çmimit do të përfshijë shumë familje”, ka shkruar Kajtazi.
Edhe gazetari Vehbi Kajtazi e ka kritikuar vendimin e fundit të Qeverisë për rritjen e çmimit të rrymës për qytetarët që shpenzojnë mbi 600 kËh rrymë në muaj.
Kajtazi ka shkruar se Qeveria Kurti vazhdon t’ua paguajë faturat serbëve në veri të vendit, që nuk e njohin Albin Kurtin si kryeministër, e as Kosovën si shtet.
“Qeveria Kurti po ua shtrejton energjine elektrike shqiptareve qe e sollen ne pushtet, ndersa vazhdon t’ua paguaj faturat serbeve ne veri qe nuk e njohin ate si kryeminister, e as Kosoven si shtet”, shkroi ai në Tëitter.