Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ka mbajtur takimin e parë konstituiv, me ç’rast u diskutua lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit, raporton Ekonomia Online.
Në këtë komision u kërkua që javën e ardhshme të ftohet për raportim ZRRE-ja.
Këtë propozim e bëri deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se ZRrE duhet të tregojë për përcaktimin e tarifave vjetore.
“Mendoj se ZRRE është mirë të ftohet në takim që të na tregoj se si do të bëhet më tarifa. Mendoj se duhet të ftohet javën e ardhshme dhe ZRRE të tregojë për marrjen e hapave për përcaktimin e tarifave e vjetore”, tha Krasniqi.
Kryetari i këtij komisioni, Endrit Shala, ka treguar objektivat që i ka ky komision në këtë legjislaturë.
“Lidhur me detyrat për organizimin e komisionit. Plani punës i lidhur ngushtë me programin legjislativ. Disa prioritete objektiva: shqyrtimi i projektligjeve, hartimi e nismave legjislative, mbikëqyrja e programit të legjislacionit, ka ligje që mbulojnë sfera te shumta brenda një institucioni apo agjencive por kjo nuk nënkupton monitorimin apo zbatimin e ligjit ne tërësi. Monitorimi i agjencive te pavarura te monitorimi i marrëveshjeve Kosovë serbi bashkëpunimi me Ode Ekonomike dhe tjera qe mbështesin biznesin në Kosovë”, tha Shala.
Anëtari i këtij komisioni nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, kritikoi qeverinë që ende nuk e kanë sjellë programin në këtë komision.
“Sa i përket planit të zhvillimit ne nuk kemi asnjë plan veprimi që të veprojmë sipas këtij komisioni. Kaluan mbi 20 ditë dhe nuk kemi asnjë program sesi do të funksionojnë ministritë dhe kjo po bëhet sikurse nuk funksionon qeveria. Mendoj se ky komision ta ftoj ministren dhe të tregoj funksionimin e ministrisë. Duhet ta ftojmë ministren përkatëse dhe të na tregoj sesi do të funksionoj ministria”, tha Lekaj.
Ndërsa deputetja e LDK-së, Balentina Bunjaku-Rexhepi tha se është herët që të ftohet ministrja në këtë komision për raportim.
Mimoza Kusari-Lila nga VV-ja tha se në seancën e radhës qeveria Kurti do ta sjellë programin qeverisëse, duke thënë se kjo gjë ishte e pamundur të bëhej në seancat e kaluara.