Tash i çojnë njerëz militantë, kishe prindër, me i rreh sindikalistët e arsimtarët

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 11:41 | Nga Valon Syla

Ka me kërcitë diku shpejt. Se lidership i dobët i Kurtit, menaxhment skandaloz i njerëzve të tij nëpër Ministri dhe në vend të zgjidhjes të problemit ose ofrimit të ndonjë skenari që elaborohet bashkë me palët që po ankohen, Vetëvendosje në Qeveri po tregon vetëm arrogancë dhe mospërfillje ndaj secilit grup, si me sindikata, me diplomatët vendor, me RTK, si me probleme tjera si energjetika, mediat dhe menaxhimi i krizës ekonomike.

Edhe masi ja u ndalën rrogat. Tash edhe i çojnë njerëz militantë, kishe prindër me i rreh sindikalistat e arsimtarët.

Por kjo tregon se asnjë negociatë se kanë kry qysh duhet deri sot, as një propozim se kanë ofru e as nuk e kemi pa. Asnjë punë se kryen qe 2 vjet.
Hala argument kryesor për krejt këto e kanë 14 shkurtin. Jemi 51% po thojnë, dhe kjo kishe po mjafton. Por, ka me ju kërcitë diçka në dorë prej krejt këtyne problemeve se lidhje me kurgjo s’keni. E po e shoh se as bashkëndjesi me situatën e me njerëzit nuk keni, dhe skeni intelegjencë emocionale me i kuptu mas pari, pastaj me i ofru zgjidhjet për krejt këto probleme.

Por hinëm në shtator të krizave.

Te kqyrim 51%shin. Popllin dhe Qeverinë e Kurtit.

Të ngjashme