Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur sot në takim ministrin e Zhvillimik Ekonomik, Valdrin Lluka.
Sipas një postimi të Gashit në Facebook, ata u pajtuan që të formojnë sa më parë Task Forcën për parandalimin e ndërtimeve ilegale në Hade dhe Shipitullë, transmeton Ekonomia Online.
“Pas takimit me banorët e Hades dhe zyrtar e KEK-ut, kryetarin e Komunës, Xhafer Gashi, e priti në takim Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Lluka”, thuhet në postim.
“Kryetari Gashi dhe Ministri Lluka u pajtuan që të formojnë sa më parë Task Forcën për parandalimin e ndërtimeve ilegale”.
“Kryetari Xhafer Gashi mbetet shumë i përkushtuar që banorëve të Hades dhe Shipitullës të ju plotësoi të drejtën për shpronësim dhe punësim, siç ju kishte premtuar.”
https://www.facebook.com/xhafergashi.perobiliq.5/posts/384148162053273