Taylor Swift do të nderohet si Artiste e Dekadës në “American Music Awards”

Prishtinë | 01 Nën 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Taylor Swift do ta shtojë edhe një çmim në koleksionin e saj të trofeve kur të nderohet me çmimin “Artist of the Decade” në “American Music Awards” gjatë këtij muaji.

Këngëtarja e You need to Calm Down do ta marrë çmimin gjatë ceremonisë në Los Angeles, në të cilën edhe do të performojë. Swift, e cila aktualisht e mban rekordin për më së shumti fitore në AMA nga çdo artiste tjetër femër, është e nominuar për pesë çmime.

Image

“Ndikimi i Taylorit në muzikë këtë dekadë është i pamohueshëm dhe performancat e saj në American Music Awards kanë qenë vërtet spektakolare”, tha në një deklaratë Mark Bracco, nënkryetar ekzekutiv për program dhe zhvillim në Dick Clark Productions, shkruan KOHA Ditore. “Jemi të entuziazmuar që do ta nderojmë atë si artisten tonë të dekadës dhe mezi po presim që ajo t’i mahnitë të gjithë me një performancë epike të karrierës së saj, ndryshe nga cilado tjetër!”

“American Music Awards 2019” do të mbahet më 24 nëntor (‘19).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme