Tayna publikon sekuenca nga kënga e re “Bass”

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Rep-artistja me prejardhje nga Prizreni, Tayna, vazhdon të jetë epiqendra e vëmendjes së fansave.

E gjithë kjo vjen për shkak të suksesit që ajo po korr dy vitet e fundit, përmes projekteve nga më të ndryshmet.

Kohë më parë ajo ka paralajmëruar projektin e saj të ri, të cilit gjatë ditës së sotme (e premte) i ka publikuar edhe disa sekuenca.

“Bass” titullohet kënga, që do të publikohet të dielën rreth orës 16:00.

Në po të njëjtën video që ajo ka shpërndarë, Tayna shfaqet me plot stil, e veshur në mënyrë ekstravagante dhe makijazh të rëndë.

Vlen të theksohet se talenti i saj ka arritur majat, pasi edhe së fundmi ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur të muzikës “Sony Music”. 

View this post on Instagram

T'dielen n'ora 16:00 "Bass" 🔥

A post shared by Tayna (@tayna) on

Të ngjashme