Disa janë blerë shtrenjtë e disa kanë ardhur si zbulime nga skautët. Por Barcelona dhe Real Madrid, vazhdojnë të kenë në mesin e tyre disa nga talentët më të mëdhenj në futboll.
Se po mendohet shumë për të ardhmen nga këto dy klube dëshmojnë edhe lëvizjet e tyre të fundit.
Strategjitë e dy klubeve janë dukshëm të ndryshme. Barcelona shpenzon më shumë tek të rinjtë, ndërsa Real Madridi është duke paguar më pak, por lojtarë me potencial të madh.
Barcelona
Ousmane Dembele (21 vjeç)
Fituesi i Kupës së Botës me Francën është një nga transferimet më të shtrenjta në botë.
Shkathtësia dhe shpejtësia e tij te Borussia Dortmund e bindën Barcelonën që ta zgjidhte si zëvendësues të Neymarin.
Arthur (22 vjeç)
U rrezikua për të, por po del të jetë një sukses i madh, pasi stili i lojës së brazilianit e bën atë të duket sikur ka ardhur nga La Masia.
Ai erdhi në verë nga Gremio për 30 milionë euro dhe po luan nën drejtimin e Ernesto Valverdes.
Malcom (21 vjeç)
Një tjetër brazilian i ri, por që kishte një fillim të kundërta me atë të Arthurit.
Katalanasit ia vodhën nga duart Romës, duke paguar 40 milionë euro për talentin e tij, por që ende nuk ka treguar shumë.
Ai madje është i lidhur edhe më një huazim të mundshëm.
Carles Alena (21 vjeç)
Një produkt i La Masias, mesfushori elegante ka treguar se është një perspektivë e madhe me paraqitjet e tij të shkurtra në ekipin e parë.
Ai tani ka përvojë edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka treguar talentin e tij, veçanërisht kundër Tottenhamit.
Riqui Puig (19 vjeç)
Gjëra të mëdha priten nga adoleshenti Riqui Puig, një tjetër produkt i akademisë së famshme të Barcelonës.
Ai pritet të jenë Andres Iniestas i ardhshëm dhe tashmë ka debutuar me ekipin e parë.
Puig mund të detyrohet të shkojë huazim për të marrë më shumë minuta.
Frenkie de Jong (21 vjeç)
Nënshkrimi më i ri i Barcelonës mund të jetë mesfushori krijues më premtues në futbollin botëror, pasi vjen nga një akademi e famshme si ajo e Ajaxit.
Është pothuajse e sigurt që ai do të përshtatet në Camp Nou.
Fakti që Barcelona mundi PSG-në për të nënshkruar me të është gjithashtu një fitore morale për klubin.
Ballou Tabla (19 vjeç)
Barcelona kur bëri disa kampe në Kanada gjeti Ballou Tabla, mesfushorin e ri, i cili u rrit në Montreal.
Paraqitjet e tij te Montreal Impact në MLS, çuan në blerjen e tij nga klubi katalanas.
Real Madridi
Marco Asensio (23 vjeç)
Nënshkrimi i tij për Real Madridin do të mbahet mend si një nga pazaret më të mëdha në futbollin spanjoll.
Los Blancos i paguante Mallorcas vetëm 4 milionë euro për të, dhe tani ai kushton hiq më pak se 100 milionë euro.
Dani Ceballos (22 vjeç)
Mesfushori andaluzian përfaqëson përkushtimin e ri të transferimeve të Real Madridit për blerjen e talenteve të mëdha.
Madridi i pagoi Betisit 16 milionë euro.
Martin Odegaard (20 vjeç)
Në vetëm 16 vjeç, Odegaard arriti në Real Madrid me një reputacion të madh.
Klubi luftoi pothuajse me çdo ekip tjetër të madh evropian për të marrë atë.
Klubi e ka huazuar në disa klube ku së fundmi është në Vitesse.
Vinicius (18 vjeç)
Pavarësisht se me shumë pak eksperiencë në ekipin e parë të Flamengos, Real Madrid e pa potencialin masiv të Vinicius dhe vendosi të paguante 45 milionë euro për të.
Kjo tarifë tashmë po fillon të duket e vlefshme, duke i parë paraqitjet e rëndësishme të lojtarit me ekipin e parë.
Rodrygo (18 vjeç)
Ngjashëm me nënshkrimin e Vinicius, Real Madrid ka paguar 45 milionë euro edhe për adoleshentin brazilian Rodrygo.
Ai është ende në Santos, por pritet të mbërrijë në Valdebebas në verë.
Rodrygo kohët e fundit konkurroi me Kylian Mbappe për çmimin Kopa për lojtarin më të mirë të ri në botë.
Brahim Diaz (19 vjeç)
Brahim është blerja e fundit, e ndritshme që ka ardhur te Santiago Bernabeu.
Gjëra të mëdha priten nga ai pasi u ble nga Manchester City për 17 milionë euro në janar.
Andriy Lunin (19 vjeç)
Real Madridi e bleu portierin e ri ukrainas në verë për 8.5 milionë euro, duke mposhtur ekipe si Liverpool dhe Roma.
Ai është në huazim te Leganes.
Reguilon (22 vjeç)
Djali i akademisë është shfaqur tashmë si një lojtar i rëndësishëm në këtë vit.
Forma e Marcelos ka bërë që ai të luajë në disa raste për ekipin e parë.