Të dhënat alarmante, Evropa e para në botë për nga numri i të vdekurve nga Covid-19

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Evropa është bërë rajoni i parë në botë, ku numri i të vdekurve nga coronavirusi ka tejkaluar shifrën prej 500 mijë, në momentin kur varianti i ri i COVID-19 u zbulua në Britaninë e Madhe – duke detyruar autoritetet të shtrëngojnë edhe më shumë masat për luftimin e pandemisë, shkruan Reuters.

Sipas evidencave të agjencisë britanike, Evropa ka raportuar rreth 30 për qind të rasteve me vdekje nëpër botë. Numri i të vdekurve nga COVID-19 në kontinentin e Evropës, është rritur dukshëm muajve të fundit, transmeton Telegrafi.

Që kur rasti i parë i vdekjes është raportuar në Francë gjatë muajit shkurt, kanë kaluar tetë muaj derisa numri i të vdekurve në Evropë arriti në 250 mijë, e gjatë 60 ditëve të fundit është rritur në 500 mijë të vdekur.

Franca, Spanja, Italia, Britania e Madhe dhe Rusia kanë raportuar qindra mijëra të vdekur, e sipas statistikave të Reuters, në botë aktualisht janë të infektuar 77.5 milionë njerëz, kurse ata që kanë humbur jetën ka shkuar në 1.7 milion. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme