Të dielën klipi i ri nga Gjiko në bashkëpunim me Lumi B

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 13:52 | Nga

Gjiko do të publikojë së shpejti projektin e ri të tij me videoklip.

Kënga pritet të jetë nga mixtape i fundit, “Energjiko”.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin që e ka me reperin Lumi B, e që është një prej këngëve më të pëlqyera së fundmi.

Gjiko ka paralajmëruar projektin për të dielën në ora 14 dhe numërimi së prapthi nga adhuruesit e reperit tashmë ka nisur.

Reperi arriti sukses të jashtëzakonshëm me “Energjio” duke arritur qindra mijëra shkarkime që erdhën në internet dhe nga fushata e fundit me Golen Eagle.

Gjiko është një prej reperëve më të dashur të publikut dhe disa prej projekteve të mixtape të ri tashmë janë bërë hite.

“Lutem Lutem”, “Maybach me Shofer” dhe “Kan Inat” janë disa prej këngëve më të pëlqyera të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme