Të dyshuar me COVID-19 tentojnë të kalojnë kufirin, pesë prizrenas arrestohen nga policia

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona të dyshuar për Covid-19, nga fshati Dedaj në Prizren janë kapur nga policia duke tentuar ta kalojnë kufirin në Bernjak.

Sipas njoftimit të policisë këta e shkelën masën e vetë izolimit prandaj u dërguan në stacionin e policisë së Prizrenit, njofton Klankosova.tv.

”Ne lidhje me këtë rast është dërguar patrulla policore nga Prizreni, e cila bashkë me personat është kthyer ne Prizren, ku në stacion të Policisë në Prizren do të zhvillohet procedura ndaj tyre për shkelje të masava sipas ligjit anti Covid-19”.

Tutje bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50.

Të ngjashme