Të flasësh për arkivat e UÇK-së është kurth diplomatik

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 18:23 | Nga Driton Smakaj

Sinqerisht i propozoj delegacionit të Kosovës mos me shkua në takime ma me përfaqësuesit e shtetit të Serbisë, pa e lexuar librin shkencor të Bardhyl Mahmutit “Mashtrimi i Madh”.

Ju nuk mundeni me folë as dy minuta për UÇK-në edhe rreth UÇK-së me shtetin serb, pa e lexuar këtë libër ku për secilën ngjarje të kohës së luftës janë faktet konkrete aty.

Të flasësh për arkivat e UÇK-së jo vetëm që është kurth diplomatik, por përbën edhe minim të dialogut politik si të tillë. Sepse nuk ka arkiva të panjohura.

Asnjë dokument të panjohur nuk ka. Edhe ditarët e luftës ata ushtarë që mbanin ditarë, i kemi publikuar.

Edhe emra e mbiemrat e të gjithë ushtarëve të UÇK-së janë publike.

Çka po hyni në skandale o njerëz!?! Çka doni me hapur???

Propagandat e portalit kungullipikëkom?

Të ngjashme