Të gjitha rrugët e komunës së Fushë-Kosovës me ndriçim publik

Fushë Kosovë | 19 Nën 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës synon të jetë vend i qetë dhe i ndriçueshëm, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale.

Projekti i ndriçimit publik me titull: Vendosja e ndriçimit publik në rrugët e territorit të Komunës së Fushë-Kosovës, është duke u realizuar me sukses.

Ndriçimi Publik ndikon dukshëm në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe parandalimin e aksidenteve të komunikacionit (për orët e vona dhe gjatë natës). Aktivitetet e Komunës së Fushë-Kosovës janë të fokusuara në parandalimin, zvogëlimin dhe eliminimin e aksidenteve rrugore dhe rasteve tjera devijante që ndodhin gjatë natës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme