Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 15:36 | Nga

Të hënën do të mbledhet Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve paralamentare, transmeton Indeksonline.

Kjo mbledhje do të nis në ora 11:00, ndërsa pikat e rëndit të ditës janë disa pika të papërfunduara nga séance plenare e mbajtur me 8 dhe 9 shkurt të këtij viti.

Më poshtë gjeni rendin e ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 8 dhe 9 shkurt 2018:

1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

2. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

3. Shqyrtimi i propozim-vendimit të qeverisë së Republikës së Kosovës për ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

4. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

***
5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

II. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark-ut të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada Ref. No. 8116-00/2016/Lr2016,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Miniera dhe Minerale,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit Nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L-034,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimet Postare,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Metrologji,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,

17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,

18. Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

19. Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues për debat parlamentar lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg, Francë,
20. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, dt. 22.12.2017, në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,
21. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

22. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,

23. Formimi i Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve jo-shqiptare të Komisionit të Pavarur të Mediave,

24. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

25. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme