Të hënën shpallet vendimi për Tasiqin, banorët e Krushës së Vogël kërkojnë dënim maksimal

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Familjarë të viktimave nga Krusha e Vogël janë mbledhur para Gjykatës Themelore të Prizrenit, ku po gjykohet Darko Tasiq.

Prokuroria Speciale, Tasiqin e akuzon për krime lufte të kryera mbi civilë në këtë fshat, dhe familjarët i kanë të qarta kërkesat: dënim maksimal për të.

Brenda në seancë, prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, ka thënë se në bazë të dëshmive dhe provave materiale është vërtetuar se ai ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet, raporton KOHA.

Hajdari ka theksuar se në kuadër të planit të forcave serbe ishte edhe fshehja e krimit, djegia e kufomave dhe asgjësimi i tyre, ku një numër të kufomave i kanë hedhur në lumin Drin.

ka insistuar nga provat e paraqitura në gjykim se emri i Tasiqit nuk ishte përmendur si autor i krimeve aty.

Darko Tasiq akuzohet se gjatë muajit mars 1999 ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të fshatit Krushë e Vogël të Prizrenit.

Sipas aktakuzës, Tasiq ndërmjet periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë me forcat policore dhe paraushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet e tjera me vlerë të fshatarëve.

Tasiq është në paraburgim që nga viti 2018, ndërsa vendimi për të pritet të shpallet të hënën.

Të ngjashme