Të heshtur lojtarët e Juves, vetëm Cuadrado dhe Morata reaguan pas eliminimit

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, lojtarët e Juventusit kanë qenë të qetë në rrjetet sociale, pasi vetëm Juan Cuadrado dhe Alvaro Morata kanë reaguar në profilet e tyre.

Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 3-2, mirëpo u eliminua për shkak të golave të pranuar, meqë ekipi portugez kishte triumfuar me rezultat 2-1.

Lojtarët kryesore të Bianconerëve nuk u deklaruan për media pas eliminimit zhgënjyes, por as edhe në rrjetet sociale.

Vetëm Cuadrado dhe Morata kanë reaguar në profilet e tyre në rrjetet sociale pas asaj që ndodhi.

“Pikëllim, zhgënjim dhe jokualifikim, por me besim te Zoti që pikëllimi do të shndërrohet në gëzim. Ishte vullneti i Tij. Tash jemi më të bashkuar se kurrë”, ka shkruar kolumbiani në Instagram, derisa ish-bashkëlojtari Miralem Pjanic i ka komentuar: “Qëndro i fortë, vëlla”.

Në anën tjetër, Morata ka postuar një InstaStory me mbishkrimin: “Në të mirë e në të keq, gjithmonë, forca Juve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme