Të lexohet drejt mesazhi i Vjosa Osmanit

Prishtinë | 21 Nën 2024 | 13:01 | Nga Berat Buzhala

Shumica e këtyre që sot e shajnë Vjosa Osmanin, që kishe i ka dalë gjumi vonë, ta kishin pasë mundësinë të jenë ne pozitën e Vjosa Osmanit, pra Presidente e shtetit, e përkrahur prej 400 mijë njerëzve, jo që nuk i kishin tensionu raportet me Albin Kurtin, por kishin vazhdu me i shërbye me devotshmëri religjioze, me shpresën që e kishin kapë edhe një mandat të dytë.

Votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe ata që kanë vazhdu me votu LDK-në, edhe ata që patën dalë në LVV, duhet me e lexu drejt mesazhin Osmanit dhe poziten e saj politike.

Gjendja politike dhe klima politike ne vitin 2020/21 ka qene shume e komplikume. Nuk ka qene bardh e zi. Ne shkurt te vitit 2021 ka qene veshtire mos me e votu koalicionin Kurti – Osmani.

Vjosa Osmani sot tregoi qe me 9 shkurt eshte veshtire me e votu Albin Kurtin. Ai i ka tradhtu te gjithe, edhe Osmanin.

Prandaj, leni moralizimet. Vjosa Osmani kishte qendrim te forte sot. LDK duhet me gjete forca per me i rigrupu, edhe ata qe kane qendru kur ka qene veshtire, edhe ata qe kane dale, kur ka qene veshtire me qendru.

✌️

Liri. Pavaresi. Demokraci.

Të ngjashme