Të liruarit nga rasti Kumanova mbesin ende në paraburgim

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 18:32 | Nga

Të liruarit nga akuza në rastin e Kumanovës akoma nuk janë liruar nga paraburgimi. Arsye për këtë është vonesa e përpilimit të vendimit të gjykatës.

Besnik Bajrami, Besnik Ajdini dhe Fazli Osmani vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim në burgun e Shutkës. Deri më tani prokuroria publike nuk është ankuar për vendimin e gjykatës që të lirojë këto të akuzuar për mungesë provash.

Ndërsa i akuzuari Ibrahim Murtezani ka qenë dhe mbetet në paraburgim shtëpiak deri në përpilimin e vendimit përfundimtar të gjykatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme