Nesër do të fillojë vaksinimi masiv në Serbi, ka njoftuar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, raporton B92.
Ajo ka thënë se në grupet e radhës të prioritetit do të jenë edukatorët, anëtarët e Ministrisë së Brendshme, ushtria e Serbisë dhe po ashtu përfaqësuesit e mediave.
“Përfaqësuesit e mediave, veçanërisht punonjësit e mediave që janë vazhdimisht në terren, janë përfshirë në grupin e prioritetit, me kërkesë të Asociacionit të Mediave, por edhe të vet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, raporton B92. “Nga nesër do të fillojë vaksinimi masiv i popullatës”.
Bërnabiq ka thënë se sa më shpejt dhe në mënyrë efikase të kryhet vaksinimi, aq më shpejt do t’i kthehen jetës normale.
Ajo ka thënë se pret që në vitin 2021, të kthehet jeta siç ishte para pandemisë.
Serbia së fundi ka pranuar sasi të mëdha të dozave të vaksinës kineze anti-COVID të prodhuar nga Sinovac Biotech dhe po ashtu asaj ruse Sputnik V.