Të mbijetuarat e dhunës seksuale rrëfejnë dhimbjen përmes artit

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të seancës së veçantë, ku iu kushtua ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, u organizua edge një ekspozitë me punime të dorës dhe produkteve tjera katër organizata QKRMT, QPDG, Medica Kosova dhe Medica Gjakova.

Këto punime dhe produkte janë të punuara pikërisht nga gratë të mbijetuara të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se këto shoqata kanë qenë krah i fortë i të mbijetuarave të dhunës seksuale. Ajo ka thënë se kjo ekspozitë do të jetë mundësi që t’iu dilet në ndihmë ekonomikisht këtyre grave.

“Kemi shoqata joqeveritare të cilat që nga viti 1999 e tutje kanë qenë krah i fortë i mbështetjes së mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Unë dua t’i falënderoj përzemërsisht që i kanë dhënë një përkrahje kaq të madhe grave e burrave të mbijetuar, përshkak se edhe kur institucionet nuk kanë qenë pran tyre, kanë qenë pikërisht këto shoqata iu kanë dalë në ndihmë. Prandaj sot këto në hollin e Kuvendit do të keni mundësi që ta shihni punën artizanale të këtyre grave dhe pastaj ju ftoj të gjithëve që jeni prezent ti vizitoni në vendndodhjen e tyre dhe t’i porosisni këto punë, në mënyrë që secili prej nesh ta mbështesim edhe ekonomikisht secilën të mbijetuar që bashkëpunon me këto shoqata”, u shpreh Osmani.

Feride Rushiti nga QKRMT tha se secili punim bartë me vete një rrëfim dhe një pjesë të historisë më të dhimbshme, por njëkohësisht reflekton edhe forcë për një jetë të dinjitetshme.

“Ekspozita e cila po shënon sot është thjesht promovim i punës së grave është nga katër organizata, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, nga Qendra për Provimin e të Drejtave të Grave me seli në Drenas, pastaj nga Medica Kosova dhe Gjakova e cila ka për qëllim t’ju tregojë që këto gra përtej të paimagjinueshmes që kanë përjetuar gjatë periudhës së luftës, por edhe pas luftës fatkeqësisht, kanë gjetur forcën të mposhtin dhimbjen dhe duke i shtyrë lotët, rënkimet e dhimbjet kanë arritur që me artin e tyre të prodhojnë punë të veçantë, unike për nga modeli pasi secili punim në vetvete bart histori të dhimbjes së luftës”, deklaroi ajo.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nikola Abott, gjatë fjalës së tij pas seancës së Kuvendit, kërkojë që këto gra të përkrahen nga familja dhe shoqëria kosovare, raporton Ekonomia Online.

“Gratë e dhunuara kanë nevojë për përkrahje nga familjet e tyre dhe shoqëria, ju ftoj që sot t’i bleni këto piktura për të iu ndihmuar financiarisht grave dhe për ta luftuar stigmen në shoqëri”, tha Abott.

Të ngjashme