Të mërkurën fillon vaksinimi kundër Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Key Worker Russell Robson from Sunderland receives the Pfizer BioNTech Covid-19 vaccine at the Life Science Centre at the International Centre for Life in Newcastle upon Tyne, northeast England, on January 9, 2021 one of the seven mass vaccination centres, which will open to the public next week as Britain continues with their Covid-19 vaccination programme. - The Centre For Life in Newcastle vaccinated key workers this weekend. It will be one of seven mass vaccination hubs opening around the country. UK health officials and ministers have described the vaccination roll-out as a head-to-head race against the virus and the vaccination programme as the best hope of a return to normality. (Photo by Ian Forsyth / POOL / AFP) (Photo by IAN FORSYTH/POOL/AFP via Getty Images)
Prishtinë | 15 Shk 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Vaksinimi kundër COVID-19 në Maqedoni do të fillojë të mërkurën, të parët që vaksinohen janë punëtorët shëndetësorë në spitalin modular në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Dërgesa e parë prej 4,680 vaksinave nga 8,000 vaksinat e planifikuara kundër COVID-19 të ndërmarrjes “Pfizer”, të cilat janë një donacion nga Serbia, arriti dje në vend.

Vaksinat në pikën kufitare Tabanovce iu dorëzuan Kryeministrit Zoran Zaev nga Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq.

Pas dorëzimit të vaksinave, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se sot do të përfundojë procedura e rregullt në Agjencinë e Barnave.

“Vaksinat ruhen në frigoriferë në Institutin e Transfuziologjisë. Vaksinat janë zhvilluar në platforma të sigurta dhe do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sistemi shëndetësor është plotësisht i përgatitur për imunizimin e popullatës”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi do të bëhet në tre faza në përputhje me Planin Kombëtar të vendosur për Imunizimin e Popullsisë.

Në fazën e parë, është planifikuar të vaksinohen profesionistë shëndetësorë që janë në vijën e parë të reagimit në mjediset e spitalit me një rrezik të lartë dhe shumë të lartë të marrjes dhe transmetimit të infeksionit.

Në këtë fazë, është planifikuar të vaksinohen të rriturit e moshuar me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes, komplikimeve dhe rezultatit të vdekjes, të përcaktuara nga rreziku bazuar në moshë dhe personat më të vjetër se 70 vjeç.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme