Në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan po vazhdon kultivimi i perimeve në sera, si pjesë e aktiviteteve rehabilituese dhe profesionale për të miturit e kësaj qendre.
Në kuadër të Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës, në serat e qendrës janë mbjellë kultura të ndryshme bujqësore, përfshirë domate, speca dhe tranguj.
Prodhimet e realizuara në serra nuk shërbejnë vetëm për nevojat e Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, por përdoren edhe nga institucione të tjera të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Sipas institucionit, kjo iniciativë ndihmon në uljen e kostove operative dhe në rritjen e vetëqëndrueshmërisë së sistemit korrektues, duke krijuar njëkohësisht mundësi për përfshirjen e të miturve në punë praktike dhe edukative.