Pse qeveria po ikë nga përgjegjësitë e saj!
Ajo që dje u publikua në media, e që ishte diskutuar paraprakisht në një takim virtual të mbajtur në mes të Kryministrit Hoti, Ministrit të Shëndetësisë Zemaj, atij të Arsimit Likaj, dhe për çudi edhe të një Sazan Ibrahimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, dhe ku ishe biseduar për tri modele të fillimit të vitit të ri shkollor, është treguesi më i mirë i mungesës së kapaciteteve profesionale të kësaj qeverie për të udhëhequr arsimin në kushte normale, e lere më në kushte dhe rrethana të një pandemie.
Të tri modelet e prezantuara, janë të paanalizuara mirë dhe si të tilla nuk duhet as të mbështeten e as të eksperimentohet me fëmijët të cilët edhe ashtu kanë humbur shumë dhe janë nën presion të asaj se çka do të ndodhë me një shtator.
Por, pse këto tri modele nuk duhet të zbatohen:
Këto tri modele kanë për emërues të përbashkët dështimin e sistemit arsimor. Këtë dështim e përshpejtojnë pashmangshëm edhe dy çështje të diskutuara në takimin e sipërpërmendur.
E para kompetencat e secilës komunë për të vendosur se cilin model duhet zbatuar. Kjo qasje e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, nuk është asgjë tjetër pos ikje nga përgjegjësia në kohë të vështirë, kur do të duhej të merrte përgjegjësi dhe të ofronte rreth veti ekspertët më të mirë të fushës, e jo njerëzit më të paditur. Mbase kjo është vetëm një strategji për tu arsyetuar më vonë dhe për të hedhur fajin te komunat kinse ato ishin fajtore për dështim, sepse kishin përgjegjësi për organizimin e arsimit. Si ka mundësi, që me legjislacionin tonë për arsim në kushte normale politikat arsimore i drejton Ministria e Arsimit, ndërsa në rrethana të jashtëzakonshme ato iu kalojnë komunave. Kjo është njësoj sikur një armatë në gjendje lufte t’i dorëzoj komandën popullatës civile. Kjo, përpos që është jo humane, është edhe anti ligjore. Prandaj, Ministria e Arsimit duhet të marrë përgjegjësinë për organizimin e arsimit sikurse ka marrë përgjegjësitë dhe buxhetin që iu takonte komunave për ndërtimin e shkollave.
Çështja e dytë absurde që doli nga ky takim, ishte prania e një përfaqësuesi të një Organizata Jo Qeveritare dhe mungesa e përfaqësuesit të SBASHK-ut. Shtrohet pyetja, cili është mandati i këtij Sazan Ibrahimit, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës? Cili është mandati juridik e kushtetues i këtij asociacioni? Mos ky asociacion i komunave ka fituar kompetenca ekzekutive e deputetët nuk janë në dijeni, apo ndoshta ky sekretari qenka ndonjë ekspert i fushës së arsimit dhe është ftuar në cilësinë e ekspertit?
Pse në takim nuk ishte asnjë përfaqësues i SBASHK-ut, kur dihet se kjo sindikatë ka shumë ekspertë të fushës së arsimit që mund të ndihmojnë në këtë proces?
Zotërinj të nderuar, edhe kjo vështirësi ka alternativë dhe rrugëdalje. Por ju nuk i kërkuat, ju nuk shpenzuat kohë për të menduar zgjidhje, e as që u munduat t’i konsultoni ekspertët e fushës. Ju punuat pa e analizuar mirë problemin dhe pa menduar alternativat e duhura. Apo ndoshta edhe sikur të mendonit vështirë se do të gjenit zgjidhje më të mirë, sepse siç duhet ju ofruat më të mirën që ditët, por kjo nuk mjafton.
Të jemi të sinqertë, këto ishin edhe pritjet lidhur me ofertën tuaj për fillimin e vitit të ri shkollor, duke marrë parasysh, se ju keni opsion vetëm një rrugë, atë të dorëzimit në situata të vështira dhe të ikjes nga përgjegjësia atëherë kur kërkohen zgjidhje.
PDK me ekspertët e saj të fushës së arsimit nuk jep vetëm kritika dhe vërejtje, madje edhe vërejtjet dhe kritikat nuk i bënë për inate, e aq më pak për të dëmtuar të mirën e përgjithshme të shtetit tonë. Kritikat janë në të mirë të gjetjes së zgjidhjeve dhe përkushtimit për të dhënë kontributin tonë për të shmangur një rrezik që mund ti kanoset brezit të ri dhe shëndetit të popullatës.
PDK ka ditur të afrojë alternativa edhe në situata të vështira, sepse vetë lindja e saj si forcë politike buron nga periudha të rënda kohore dhe po ashtu rritja e saj u përcoll me sfidat e kohës.
Andaj, duke qenë në shërbim të qytetarëve, dhe duke marrë për bazë masat preventive për mbrojtje nga COVID-19, PDK prezanton propozimin e saj për fillimin e vitit të ri shkollor duke marrë për bazë këto çështje: