Të paktë 9 të vrarë nga shpërthimi i një bombe në Pakistan

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 09:19 | Nga

Një zyrtar i qeverisë lokale ka thënë se një bombë e vendosur në rrugë, ka goditur një mini-autobus në veriperëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën 9 persona.

Arif Khan, zyrtar në qytetin Parachinar, ka thënë se shpërthimi goditi një minibus që po udhëtonte përgjatë rajonit të banuar me shiitë, në zonën fisnore të Kurram, që gjendet në kufi me Afganistanin.

Kjo zonë, që një kohë të gjatë ka qenë skenë e dhunës sektare.

Khan ka thënë se një grua dhe dy fëmijë janë në mesin e viktimave. Nga ky shpërthim po ashtu janë plagosur edhe 13 persona të tjerë.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Por talibanët në Pakistan dhe grupe të tjera militante sunite, shpesh sulmojnë minoritetin shiitë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme