Partitë politike i kanë dërguar propozimet e tyre për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Më herët Klani raportoi se Partia Demokratike e Kosovës i ka propozuar Rashit Qalajn dhe Avdyl Imeri. Klankosova.tv mëson se Muharrem Nitaj, do të vazhdojë ta mbajë postin e anëtarit të KQZ-së nga Aleanca. Derisa Lidhja Demokratike do të bëjë […]
Të propozuarit e PDK-së, LDK-së e Aleancës për anëtarë të KQZ-së

Partitë politike i kanë dërguar propozimet e tyre për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Më herët Klani raportoi se Partia Demokratike e Kosovës i ka propozuar Rashit Qalajn dhe Avdyl Imeri.
Klankosova.tv mëson se Muharrem Nitaj, do të vazhdojë ta mbajë postin e anëtarit të KQZ-së nga Aleanca.
Derisa Lidhja Demokratike do të bëjë një ndryshim.
LDK në këtë detyrë do ta delegojë Ilir Fetahun, i cili ka qenë kandidat për deputet nga ky subjekt politik.
Kurse, ende nuk ka informacion se kush nga radhët e VV-së do të jetë përfaqësues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

















