Të rinjtë e Gjakovës marrin pjesë në Panairin e Shkathtësive, njoftohen për kushtet që ofrojnë kompanitë

Gjakovë | 12 Maj 2023 | 14:09 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, ka mbajtur Panairin e Shkathtësive në Gjakovë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë panair, nxënës të shkollave fillore të Gjakovës, patën mundësi të njihen për së afërmi me kushtet që ofrojnë kompanitë e ndryshme dhe shkollat profesionale.

Gjithashtu, të pranishëm në këtë panair edhe organizatat rinore e biznese të ndryshme për aftësim profesional.

Leonard Shehu, koordinator në Qendrën e Karrierës nga shkolla profesionale “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, tha se shkolla e tyre ofron disa drejtime të ndryshme, duke shtuar se po mundohen t’u përshtaten nevojave të tregu të punës.

“Sot marrim pjesë me disa punime e duke prezantuar pesë drejtime që i ka shkolla jonë dhe dhjetë profile; Arkitektura, Dizajni, Ndërtimtaria, Rrobaqepësia, Elektro e shumë të tjera”.

“Ne po mundohemi që po çdo vit të bëjmë analiza dhe hulumtime në tregun e punës dhe ato t’i harmonizojmë me profile të cilët janë në shkollën tonë”, tha ai.

Enis Kuka, nxënës në shkollën profesionale “Nexhmedin Nixha”, tha se falë kësaj shkolle ka arritur të gjejë edhe punë.

“Këtu i kemi paraqitur disa punime që i kemi bërë gjatë vitit. Shkolla jonë ofron shumë drejtime, unë vij nga drejtimi i instalimit elektrik dhe punën praktike e bëj në terren”.

“Nga gjenerata ime, shumica jemi punësuar në KEDS dhe kemi një sukses të madh”, u shpreh ai, teksa i ftoi nxënësit tjerë që të regjistrohen në këtë shkollë”.

Ndërsa Vjosa Hana, profesoreshë në shkollën profesionale “Kadri Kusari”, në Gjakovë tha se nxënësit pas shkollimit .

“Jemi një shkollë profesionale që i’u ofron nxënësve mësim profesional dhe menjëherë pas shkollimit mund të punësohen”.

“Kjo shkollë ofron drejtime të ndryshme siç është drejtimi ekonomik, juridik, teknologjisë së ushqimit e kështu më radhë”, tha ajo.

Të ngjashme