Forumi Rinor i Prishtinës i Degës së Pestë të Lidhje Demokratike të Kosovës (LDK) ka organizuar një aksion për pastrimin e ambientit përreth Liqenit të Badocit.
Në këtë organizim për natyrën, krahas të rinjve të LDK-së merrnin pjesë dhe ministri Arban Abrashi e deputeti Ismet Beqiri.
Ata kanë thënë se ky aksion nuk është i vetmi që merret për të mbrojtur ambientin në natyrë.