Një finale sezoni vërtetë dramatike për skuadrën e të rinjve të Milanit, që barazoi 1-1 në transfertën e Firences ndaj Fiorentinës dhe u rrëzua zyrtarisht në kategorinë Primavera 2.
Një gol në minutën e 90-të i Pierozzit dënoi Milanin që u rendit në vendit e parafundit të kampionatit Primavera me 31 pikë të grumbulluara në 30 ndeshje duke zbritur një kategori më poshtë.
Skuadra e Federico Giuntit me një sukses ndaj Fiores do të shkonte në play-out por goli i Sala në minutën e 13-të nuk u mjaftoi kuqezinjëve që sezonin e ardhshëm do ta masin forcat me skuadrat inferiore që luajnë në kampionatin Primavera 2./supersport.al