Rinia Demokratike e Kosovës sot do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka njoftuar Partia Demokratike e Kosovës. Aksioni u paralajmërua nga ora 11:00. Ditëve të kaluara, deputetët e PDK’së me kërkesën për thirrjen e seancës konstituive shkuan në Kuvendin e Kosovës ku të mërkurën patën një përplasje […]
Të rinjtë e PDK-së sot zhvillojnë aksion simbolik para Kuvendit

Rinia Demokratike e Kosovës sot do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka njoftuar Partia Demokratike e Kosovës.
Aksioni u paralajmërua nga ora 11:00.
Ditëve të kaluara, deputetët e PDK’së me kërkesën për thirrjen e seancës konstituive shkuan në Kuvendin e Kosovës ku të mërkurën patën një përplasje me deputetët e Vetëvendosjes brenda sallës plenare.
Po ashtu, ata kanë qëndruar edhe para Kryeministrisë nga ku kanë thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është uzurpator në Zyrën e Kryeministrit pas betimit si deputet.
Dje kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, mbajti një konferencë për media në foltoren e Kuvendit nga ku tha se po shkelet rendi kushtetues i vendit dhe se shteti po mbahet peng nga Kurti.

















