Të rinjtë kosovarë duhet të largohen nga shtëpia e prindërve, për të ndalur migrimin

Prishtinë | 11 Pri 2023 | 15:00 | Nga Donat Syla

Është e vërtetë se shpërnguljet nga Kosova janë enorme.

Nëse vërtet duam që ta ndryshojmë kurbën e kësaj dukurie, një çështje urgjente ka të bëjë me organizmin tonë familjar, më saktë me dekompozimin e strukturës tradicionale të familjes.

Me e pa dëshirë, fëmijët, sidomos meshkuj, pas moshës 21-vjeçare duhet të largohen nga shtëpia e prindërve. Ai duhet të mësohet që të paguajë qiranë, të paguajë taksat, të përgatisë ushqim, të kursejë mjetet e rrogës, të bëjë planifikimin e shpenzimeve, të pranojë të hyra çdo muaj, duke e ditur se po qe se nuk i krijon ato të hyra nuk do të ketë strehë mbi kokë.

E kam thënë edhe më herët qe një i ri i rëndomtë kosovar aktualisht brengë të vetme ka se si t’i sigurojë 2 euro per cigare dhe për kafe, ndërkaq banimin ia siguron babai, e nëna përkujdeset për ushqimet, larjen e rrobave, hekurosjen etj, etj.

Ky mentalitet duhet të ndryshojë sa me parë. Duhet të shndërrohet në normë shoqërore pavarësia dhe atomizimi i shoqërisë.

Konsekuencat pozitive te këtij diversifikimi shoqëror do të multiplifikoheshin në shumë segmente, e veçmas në atë ekonomik si dhe në krijimin e nje kulture e mendësie të shthurur nga retardimi e qasja konservative që në të kaluarën ka pasur kuptim, shpjegim e arsyetim, por jo sot.

Mbjellja e kesaj norme shoqerore do te ndikonte direkt dhe ne rritjen e dashurisë dhe vlerësimit për vendin tonë. Duke mos e parë të vetmin shpëtim ikjen nga vendi dhe duke u edukuar në frymën e vlerësimit të çdo procesi në të cilin është individi i përfshirë, natyrshëm rritet edhe vlera e gjërave që bëjmë e rrjedhimisht edhe per jetën që bëjmë.

Të ngjashme